Sistemi “Safe City” do të aktivizohet edhe në Tetovë – vitin e ardhshëm në gjithë territorin e shtetit

Shefja e Sektorit për punë të komunikacionit në MPB, znj. Maja Arsovska-Manov, njoftoi se sistemi “Safe City” tashmë funksionon në gjithë territorin e Qytetit të Shkupit dhe shumë shpejt do The post Sistemi “Safe City” do të aktivizohet edhe në Tetovë – vitin e ardhshëm në gjithë territorin e shtetit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 3, 2025 - 22:30
 0
Sistemi “Safe City” do të aktivizohet edhe në Tetovë – vitin e ardhshëm në gjithë territorin e shtetit

Shefja e Sektorit për punë të komunikacionit në MPB, znj. Maja Arsovska-Manov, njoftoi se sistemi “Safe City” tashmë funksionon në gjithë territorin e Qytetit të Shkupit dhe shumë shpejt do të zgjerohet edhe në tjera qytete.

“Është aktivizuar sistemi elektronik për detektimin e shkeljeve në komunikacion. Deri në fund të muajit planifikojmë që i njëjti sistem të vihet në funksion edhe në Kumanovë dhe Tetovë, ndërsa nga viti i ardhshëm do të implementohet në gjithë territorin e shtetit”, deklaroi Arsovska-Manov.

Ajo shtoi se për momentin nuk ka statistika të plota, pasi çdo ditë arrijnë paraqitje nga qytetarët dhe ekipet dalin menjëherë për të rregulluar defektet e kamerave.

“Është ende herët të kalkulojmë. Duhet kohë që të kemi analiza të sakta dhe të shohim efektet e sistemit”, theksoi Arsovska-Manov.

The post Sistemi “Safe City” do të aktivizohet edhe në Tetovë – vitin e ardhshëm në gjithë territorin e shtetit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .