Pas Prishtinës dhe Tiranës, edhe Shkupi del në protestë për çlirimtarët në Hagë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar sot se protesta për përkrahjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, do të mbahet edhe në qytetin The post Pas Prishtinës dhe Tiranës, edhe Shkupi del në protestë për çlirimtarët në Hagë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar sot se protesta për përkrahjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, do të mbahet edhe në qytetin e Shkupit më datë 13 dhjetor.
Ahmeti tha se protesta do të nis nga ora 13:00 në sheshin “Skederbeu” në Shkup.
“Më datë 13 dhjetor, me fillim nga ora 13:00 do të protestojmë edhe në Shkup për të kërkuar drejtësi dhe të tregojmë përkrahje ndaj çlirimtarëve që padrejtësisht po mbahen në burgjet e Hagës. Protesta është planifikuar të mbahet në sheshin “Skenderbeu” në Shkup”, tha Ahmeti.
Ai ftoi shqiptarët që t’i bashkohet kësaj proteste, për siç tha ai, të dëshmohet lufta e pastër për liri dhe pavarësi.
Kujtojmë se Ahmeti ishte pjesëmarrës dhe në dy protestat e mëdha që u organizuan në Prishtinë dhe Tiranë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.
The post Pas Prishtinës dhe Tiranës, edhe Shkupi del në protestë për çlirimtarët në Hagë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .