Situata në Prime me Dolcen, Sasa ka vetëm një fjalë: ‘Karma’
Sasa Gjatë mbrëmjes së djeshme në “Prime” të Big Brother VIP Kosova, Limi, bëri një lëvizje të papritur. Ai deklaroi se ka vendosur të bëjë një hap prapa në raportin e tij me Dolce-n, duke thënë se do ta vazhdojë rrugëtimin e tij brenda shtëpisë si i vetëm. Ky vendim erdhi si një “shok” për

Sasa
Gjatë mbrëmjes së djeshme në “Prime” të Big Brother VIP Kosova, Limi, bëri një lëvizje të papritur.
Ai deklaroi se ka vendosur të bëjë një hap prapa në raportin e tij me Dolce-n, duke thënë se do ta vazhdojë rrugëtimin e tij brenda shtëpisë si i vetëm. Ky vendim erdhi si një “shok” për Dolcen, e cila nuk e priste aspak.
Arsyeja kryesore e këtij vendimi sipas Limit ka qenë presioni i vazhdueshëm dhe tensionet e krijuara nga ish-partnerja e tij, Alba. Kjo e fundit nuk e ka fshehur xhelozinë dhe pakënaqësinë e saj ndaj afrimit të Limit me Dolce-n, duke krijuar situata mbytëse brenda shtëpisë. Limi u shpreh se kjo gjendje është bërë e papërballueshme, duke e çuar atë drejt ndërprerjes së njohjes për të gjetur qetësinë e tij.
Ky zhvillim ka nxitur reagime të shumta edhe jashtë shtëpisë, ku më spikatësi ishte ai i ish-banores, Sasa Hoda. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sasa ka shkruar vetëm një fjalë: “Karma”. Ky mesazh u interpretua menjëherë si një “shuplakë” ndaj Dolce-s, duke kujtuar se kjo e fundit bëri të njëjtën gjë në një “Prime” të kaluar kur ndërpreu live njohjen me Edin.
Situata e mbrëmshme u konsiderua si një përsëritje e historisë brenda formatit. Ndërsa më herët ishte Dolce ajo që vendosi pikat mbi “i” në lidhje me Edin para miliona shikuesve, këtë herë fati e deshi që ajo të ishte në pozicionin e personit të lënë live.
comment