Skandal në arsimin e lartë: Burri i deputetes së BESËS bëhet dekan – “Universiteti kapet politikisht!”

Një tjetër skandal po trondit opinionin publik. Burri i deputetes së Lëvizjes BESA, Valbona Adili Emini , është emëruar dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, duke hapur dyshime serioze për kapje politike të arsimit të lartë. Ky emërim ka shkaktuar reagime të forta në qarqe akademike dhe politike, të […] The post Skandal në arsimin e lartë: Burri i deputetes së BESËS bëhet dekan – “Universiteti kapet politikisht!” appeared first on InfoShqip.com.

Jan 27, 2026 - 00:30
 0

Një tjetër skandal po trondit opinionin publik. Burri i deputetes së Lëvizjes BESA, Valbona Adili Emini , është emëruar dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, duke hapur dyshime serioze për kapje politike të arsimit të lartë.

Ky emërim ka shkaktuar reagime të forta në qarqe akademike dhe politike, të cilat e shohin këtë si ndërhyrje të drejtpërdrejtë partiake në autonominë universitare.

Skandali bëhet edhe më i rëndë në kohën kur Ministria e Arsimit ushtron presion për mbylljen e Universitetit “Nënë Tereza” dhe bashkimin e tij me universitetin shtetëror, gjë që sipas kritikëve krijon terren për kontroll politik të plotë mbi institucionin.

Revoltë e veçantë ka shpërthyer në Çair, ku qytetarët shprehen të indinjuar se BESA po merr nën kontroll institucion pas institucioni:
– drejtoria e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës (krenaria e Çairit),
– ndërmarrja “Parqe dhe Gjelbërime”,
– dhe tani edhe zemra e arsimit të lartë.

“Nuk është më rastësi, është model pushtimi institucional”, thonë zëra nga Çairi.

Ndërkohë, në nivel qendror, Alternativa ka marrë postet kryesore shtetërore, ndërsa Lëvizja Demokratike e Mexhitit është lënë plotësisht në hije.

Sipas burimeve politike, kjo ka ndodhur sepse Mexhiti ka qenë i përqendruar kryesisht në sistemimin e familjarëve të tij në pozita, duke lënë strukturën e vet politike të dobësohet dhe të margjinalizohet nga partnerët e koalicionit.

The post Skandal në arsimin e lartë: Burri i deputetes së BESËS bëhet dekan – “Universiteti kapet politikisht!” appeared first on InfoShqip.com.