Sopi: Pashkët janë festa më e madhe e të krishterëve, simbol i kalimit dhe shpresës
Don Mikel Sopi i ftuar këtë të premte në emisionin “Adresa” në Kanal10, ku ndër të tjera foli edhe për festën e Pashkëve, e cila pritet të kremtohet këtë të diel. Ai theksoi rëndësinë e kësaj feste për besimtarët e krishterë, duke e cilësuar si ngjarjen më të madhe në kalendarin e tyre fetar. Sipas


Don Mikel Sopi i ftuar këtë të premte në emisionin “Adresa” në Kanal10, ku ndër të tjera foli edhe për festën e Pashkëve, e cila pritet të kremtohet këtë të diel.
Ai theksoi rëndësinë e kësaj feste për besimtarët e krishterë, duke e cilësuar si ngjarjen më të madhe në kalendarin e tyre fetar.
Sipas tij, Pashkët kanë një histori shumë të gjatë, që daton që nga kohërat para Krishtit dhe përmenden edhe në Besëlidhjen e Vjetër.
“Pashkët janë festa më e madhe e të krishterëve, kanë një histori jashtëzakonisht të gjatë, ngase përmenden edhe në Besëlidhjen e Vjetër, domethënë në kohën para Krishtit. Për ne është një kontinuitet i një ngjarjeje historike, por edhe një mesazh, ngase ajo nuk ka ndodhur për dikë tjetër, por për të mirën tonë. Vetë fjala vjen prej romanishtes së vjetër ‘peska’, që do të thotë kalim prej një gjendjeje në një gjendje tjetër”, u shpreh Sopi.