Sot fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur në konferencën e mbajtur mbrëmë se sot nis numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike. “Numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike do të fillojë nesër nga ora 12:00, për shkak se i


Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur në konferencën e mbajtur mbrëmë se sot nis numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike.
“Numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike do të fillojë nesër nga ora 12:00, për shkak se i gjithë materiali sonte do të pranohet përgjatë tërë natës në qendrat e numërimit”, tha ai.
Ndërkaq janë numëruar 99,26% e votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Deri tash kanë mbetur vetëm edhe 19 kuti pa u numëruar, sipas të dhënave që janë përditësuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Lëvizja Vetëvendosje po prin me 49,30% pasi ka marrë, deri tash, 429 mijë e 979 vota. Pas tyre vjen Partia Demokratike e Kosovës me 21,01%. E trea ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 13,59%.
