SPAK i tha “Jo” komisionit “Xhafaj”/Bardhi: Intimidimet nuk e shpëtojnë dot qeverinë
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi SPAK i ‘mbylli derën komisionit “Xhafaj 2”. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se përpjekja e qeverisë për të intimiduar Prokurorinë, ka marrë përgjigje të prerë nga SPAK. “Pasi kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, […]
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi SPAK i ‘mbylli derën komisionit “Xhafaj 2”.
Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se përpjekja e qeverisë për të intimiduar Prokurorinë, ka marrë përgjigje të prerë nga SPAK.
“Pasi kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, duke e shndërruar qeverinë në zyrë avokatie të të pandehurës Balluku, si dhe pasi prej 6 javësh zvarrit kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e të njëjtës së pandehur, ky është sulmi i radhës i Edi Ramës në luftën që tashmë i ka hapur publikisht sistemit të drejtësisë dhe Prokurorisë së Posaçme.
Por, përpjekja e Edi Ramës për të intimiduar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëpërmjet “inspektimeve të deputetëve”, ka marrë refuzimin e prerë nga SPAK, e cila të ashtuquajturat “vizita monitoruese” i konsideron në kundërshtim me ligjin dhe në cënim të pavarësisë kushtetuese të institucionit.
E ka të kotë! Asnjë intimidim ndaj SPAK nuk e shpëtojnë dot nga përgjegjësia përpara ligjit Edi Ramën, Belindën dhe Linda-t e tij të
korruptuara”-thuhet në reagimin e Bardhit.
SPAK e cilësoi takimin monitorues në kapërcim të ligjit dhe pavarësisë së Prokurorisë së Posaçme.