Spalletti e qortoi Edon Zhegrovën, zbulohet arsyeja pse nuk luajti kundër Fiorentinës

Edon Zhegrova ende nuk e ka fituar vendin e tij te Juventusi. Sulmuesi kosovar nuk luajti asnjë minutë mbrëm në ndeshjen me Fiorentinën, duke pasur reagime të shumta në Kosovë e po ashtu edhe në Itali, shkruan IndeksOnline. Gazetari italian, Dario Pellegrini ka raportuar se Zhegrova është qortuar para ndeshjes nga trajneri Luciano Spalletti. Kjo […]

Nëntor 23, 2025 - 12:00
 0
Spalletti e qortoi Edon Zhegrovën, zbulohet arsyeja pse nuk luajti kundër Fiorentinës

Edon Zhegrova ende nuk e ka fituar vendin e tij te Juventusi.

Sulmuesi kosovar nuk luajti asnjë minutë mbrëm në ndeshjen me Fiorentinën, duke pasur reagime të shumta në Kosovë e po ashtu edhe në Itali, shkruan IndeksOnline.

Gazetari italian, Dario Pellegrini ka raportuar se Zhegrova është qortuar para ndeshjes nga trajneri Luciano Spalletti.

Kjo pasi sulmuesi kosovar ishte i acauruar me thirrjet e tifozëve vendas, gjatë ngrohjes.

Sipas tij, Zhegrova iu drejtua atyre për tu përgjigjur me një gjest gjë që nuk i pëlqeu Spallettit dhe e qortoi për këtë.