Specialja konfimon vizitën e Thaçit: U lejua për arsye humanitare
Gjykata Speciale e ka konfirmuar vizitën në Kosovë të Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara Michael Doyle, tha për Klankosova.tv se vizita u lejua për arsye humanitare. “Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi


Gjykata Speciale e ka konfirmuar vizitën në Kosovë të Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara Michael Doyle, tha për Klankosova.tv se vizita u lejua për arsye humanitare.
“Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babain e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në përgjigjen e tij.
Aktualisht, Thaçi gjendet në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës ku ka shkuar për ta vizituar babain e tij, i cili tash e një kohë është në gjendje të rëndë shëndetësore