Stoilkoviqi të shkarkohet, po zbaton agjendë serbo-ruse, ja kush kërkon?
Partia opozitare maqedonase LSDM kërkon shkarkimin e menjëhershëm të ministrit të pushtetit lokal, Ivan Stoilkoviq, i cili, sipas kësaj partie, po e zbaton agjendën serbo-ruse. “Kësaj radhe në Manastir, përkrah Milica Gjurgjeviq Stamenkovsk...
Partia opozitare maqedonase LSDM kërkon shkarkimin e menjëhershëm të ministrit të pushtetit lokal, Ivan Stoilkoviq, i cili, sipas kësaj partie, po e zbaton agjendën serbo-ruse.
“Kësaj radhe në Manastir, përkrah Milica Gjurgjeviq Stamenkovskit- Zavetnica, ministre në qeverinë teknike të Serbisë, ish-radikale e Sheshelit, ajo i quan forcat e NATO-s “imperialistë të NATO-s” dhe thotë se kanë dashur ta rrethojnë Rusinë, pretendon se në Kiev ishin vendosur “pushtete kukulla“ dhe se Rusia ishte „e detyruar“ të ndërmerrte aksion kundër neonazizmit. Ajo deklaroi publikisht: në Srebrenicë nuk ka ndodhur gjenocid. Kjo është në kundërshtim me aktgjykimet e formës së prerë të gjykatave ndërkombëtare. Për Ratko Mlladiqin thotë: gjeneral i Republikës Serbe, njeri që e mbronte popullin. Mlladiqi është kriminel lufte i dënuar. Kjo nuk është histori. Kjo është politikë që relativizon krimet dhe i thellon ndarjet.”, thekson LSDM (Lidhja Social Demokrate Maqedonase).
“Stoilkoviqi nuk qëndron rastësisht pranë saj. Bashkëpunëtor i BIA-s. Ministër që punon për interesa ruse dhe kineze.”, thekson LSDM-ja, e cila e kritikon Stoilkoviqin edhe për pjesëmarrje në fushatën e SNS-së, së Aleksandar Vuçiqit në Serbi dhe regjistrimin e shtetasve të Maqedonisë për të votuar në Serbi.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.