Studentët ultimatum: Rritni subvencionet për ushqim ose protestë

Studentët në Maqedoninë e Veriut kanë dhënë ultimatum Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për rritjen e subvencionit ditor për ushqim nga 140 në 180 denarë, duke i dhënë afat prej dy javësh për përmbushjen e kërkesave.

Kërkesa e tyre, e bazuar në anketen me rreth 7.000 studentë, është e qartë: 97 për qind e mbështesin rritjen e subvencionit, ndërsa 79,5 për qind kërkojnë ruajtjen e sistemit aktual të pagesës me kartela.

Kryetarja e Trupit Kombëtar Studentor, Angela Vasilevska, akuzoi institucionet se prej tre vitesh nuk respektojnë ligjin, i cili parasheh harmonizimin e subvencionit me normën e inflacionit.

“Studentët janë të uritur dhe prej tre vitesh janë lënë në baltë. Subvencioni për ushqim duhet të rritet menjëherë”, deklaroi Vasilevska.

Studentët kundërshtojnë pritjen deri në tetor të vitit 2027, kur Qeveria planifikon të prezantojë modelin e ri. Nëse kërkesat e tyre nuk përmbushen brenda dy javësh, ata paralajmërojnë protesta.

Me pak fjalë

Studentët në Maqedoni e Veriore kërkojnë rritje të subvencionit për ushqim nga 140 në 180 denarë ditor, duke i dhënë ultimatum Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Nëse kërkesat nuk përmbushen brenda dy javësh, ata do të organizojnë protesta.

Personat e përmendur

Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.