Sulejmani: Ashtu siç ka paralajmëruar Mexhiti, pasardhës i tij si zv/kryeministër do të jetë Bekim Sali
-Ashtu siç ka paralajmëruar z.Mexhiti, pasardhës i tij do të jetë Bekim Sali, tha mes tjerash Driton Sulejmani nga VLEN, i pyetur se kush do të jetë zëvendëskryeministër i parë në vend të Izet Mexhitit, përcjell TV21. Sulejmani nuk bëri të ditur se në cilin resor do ta ushtrojë detyrën e ministrit Sali, respektivisht tha […] The post Sulejmani: Ashtu siç ka paralajmëruar Mexhiti, pasardhës i tij si zv/kryeministër do të jetë Bekim Sali appeared first on InfoShqip.com.
-Ashtu siç ka paralajmëruar z.Mexhiti, pasardhës i tij do të jetë Bekim Sali, tha mes tjerash Driton Sulejmani nga VLEN, i pyetur se kush do të jetë zëvendëskryeministër i parë në vend të Izet Mexhitit, përcjell TV21. Sulejmani nuk bëri të ditur se në cilin resor do ta ushtrojë detyrën e ministrit Sali, respektivisht tha se ende nuk është caktuar se kush do të jetë ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
“Sa i përket çështjes së zv/krymeinistrit të parë, ne vetëm se jemi duke funksionuar si VLEN. Të gjithë ministrat momental që janë e kanë përfaqësuar VLEN-in, jo subjektet e tjera politike dhe e tillë do të jetë situata edhe pas këtyre zgjedhjeve. Z. Bekim Sali do të jetë zëvendëskryeministri i parë që do ta përfaqësojë VLEN-in”, tha Driton Sulejmani nga VLEN, duke shtuar se për emërimet e tjera ende po bëhen vlerësime.
The post Sulejmani: Ashtu siç ka paralajmëruar Mexhiti, pasardhës i tij si zv/kryeministër do të jetë Bekim Sali appeared first on InfoShqip.com.