Aliu: Është vendosur procedurë e re në Klinikën e Kardiologjisë, pacientët me aritmi të ndërlikuara të zemrës nuk do të dërgohen më jashtë vendit

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot vizitoi Klinikën Universitare të Kardiologjisë me rastin e kryerjes së ablacionit të parë për takikardi ventrikulare në vendin tonë. “Me futjen e kësaj procedure të re në Klinikën e Kardiologjisë, u mundësojmë pacientëve me aritmi të ndërlikuara të zemrës të marrin trajtim të duhur në këtë institucion të lartë […]

Nëntor 4, 2025 - 17:00
 0
Aliu: Është vendosur procedurë e re në Klinikën e Kardiologjisë, pacientët me aritmi të ndërlikuara të zemrës nuk do të dërgohen më jashtë vendit

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot vizitoi Klinikën Universitare të Kardiologjisë me rastin e kryerjes së ablacionit të parë për takikardi ventrikulare në vendin tonë.

“Me futjen e kësaj procedure të re në Klinikën e Kardiologjisë, u mundësojmë pacientëve me aritmi të ndërlikuara të zemrës të marrin trajtim të duhur në këtë institucion të lartë terciar, pa pasur nevojë të dërgohen jashtë vendit. Ekipi i kësaj klinike dëshmoi se në shëndetësinë maqedonase ekziston njohuri, guxim dhe vizion për rezultate të shkëlqyera. Ky është një hap i madh përpara për shëndetësinë tonë dhe një dëshmi se investimi në dije, teknologji dhe potencial njerëzor sjell rezultate të larta”, theksoi ministri Aliu gjatë vizitës.

Drejtoresha e Klinikës së Kardiologjisë, Danica Petkoska Spirova, shprehu mirënjohje për gjithë ekipin për përkushtimin në punë dhe kujdesin ndaj pacientëve me sëmundje kardiologjike.

“Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të mbështesë iniciativat për futjen e procedurave dhe metodave të reja në institucionet publike shëndetësore, me qëllim përmirësimin e trajtimit të pacientëve në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor”, shtoi ministri Aliu.