Sulmet janë të pabazuara, sinjali burimor i “Arenave” nuk është në Maqedoni
Reagim i AAVMU-së ndaj akuzave të MMA-së dhe MRT-së Shërbimet programore në fjalë trajtohen si shërbime programore të huaja që ritransmetohen, dhe jo si shërbime televizive vendore që transmetojnë program në territorin e shtetit, thuhet në ...
Reagim i AAVMU-së ndaj akuzave të MMA-së dhe MRT-së
Shërbimet programore në fjalë trajtohen si shërbime programore të huaja që ritransmetohen, dhe jo si shërbime televizive vendore që transmetojnë program në territorin e shtetit, thuhet në njoftimin e AAVMU-së.
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (AAVMU) përmes një komunikate thotë se “i hedh poshtë si të pasakta dhe të pabazuara pretendimet e MMA-së dhe MRT-së për trajtim të gabuar të shërbimeve programore Arena M1, Arena M2 dhe Arena M3 Premium si shërbime programore të huaja që ritransmetohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”
“Agjencia vepron ekskluzivisht në kuadër të kompetencave të saj ligjore, në përputhje me Ligjin për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuale. Veprimi i Agjencisë në këtë rast konkret bazohet në dokumentacionin përkatës të dorëzuar, si dhe në informacionet dhe të dhënat e marra nga institucionet kompetente në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nga subjektet përkatëse të huaja.”
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.