Sulmi me armë në darkën e Trump, reagon Rama: Shqetësuese të marr lajmin për…
Shqetësues e ka cilësuar kryeministri Edi Rama sulmin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në darkën e presidentit amerikan Donald Trump me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë. Në një postim në X kreu i qeverisë dënon sulmin dhe shprehet se godet lirinë dhe mënyrën demokratike të jetesës. “Shqetësuese të marr lajmin për sulmin e dhunshëm të […]
Shqetësues e ka cilësuar kryeministri Edi Rama sulmin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në darkën e presidentit amerikan Donald Trump me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë. Në një postim në X kreu i qeverisë dënon sulmin dhe shprehet se godet lirinë dhe mënyrën demokratike të jetesës.
“Shqetësuese të marr lajmin për sulmin e dhunshëm të një personi të armatosur në një hotel në Uashington, DC, gjatë një eventi presidencial me gazetarë. Një sulm si ky godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo. E dënoj me forcë. Ndihem i lehtësuar që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë të pranishmit janë shëndoshë e mirë”, shkruan Rama.
Një incident i rëndë sigurie tronditi mbrëmjen e së shtunës Uashingtonin, gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump u evakuuan me urgjencë pasi një person i armatosur hapi zjarr ndaj forcave të sigurisë në hyrje të eventit. Sipas autoriteteve, sulmuesi, i cili dyshohet se veproi i vetëm, u neutralizua nga Shërbimi Sekret.