Sulmi në darkën e Trump në Washington Hilton, reagon Begaj: E dënoj fuqimisht sulmin

Në lidhje me sulmin me armë të ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në një darkë të shtruar nga presidenti Trump, ka reaguar edhe presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili ka dënuar incidentin. “E dënoj fuqimisht sulmin e armatosur kundër Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump gjatë Darkës […]

Prill 26, 2026 - 16:30
Sulmi në darkën e Trump në Washington Hilton, reagon Begaj: E dënoj fuqimisht sulmin

Në lidhje me sulmin me armë të ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në një darkë të shtruar nga presidenti Trump, ka reaguar edhe presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili ka dënuar incidentin.

“E dënoj fuqimisht sulmin e armatosur kundër Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Në demokraci, mosmarrëveshjet zgjidhen përmes ideve dhe dialogut, jo forcës. Sulme të tilla brutale që minojnë demokracinë dhe dëmtojnë vlerat e saj thelbësore janë të papranueshme.

Shpreh solidaritet të plotë me popullin amerikan dhe i uroj presidentit Trump, Zonjën e Parë, dhe të gjithë të pranishmëve të gëzojnë shëndet dhe siguri”, shkruan presidenti Begaj.