Tabaku në Samitin Global të Grave: Besoj në forcën individuale të gruas
Jorida Tabaku, kandidatja demokrate për kryeqytetin ishte e ftuar në Samitin Global të Grave dhe foli për gjithë modelin e gruas që ajo është përpjekur të promovojë në politikën shqiptare. Model që i qëndron larg zhurmës dhe dhunës verbale. “Kam dashur të jem zëri i grave, jo zhurma e politikës. Nuk ke nevojë të jesh […]

Jorida Tabaku, kandidatja demokrate për kryeqytetin ishte e ftuar në Samitin Global të Grave dhe foli për gjithë modelin e gruas që ajo është përpjekur të promovojë në politikën shqiptare. Model që i qëndron larg zhurmës dhe dhunës verbale.
“Kam dashur të jem zëri i grave, jo zhurma e politikës. Nuk ke nevojë të jesh burrë për të qenë e fortë. Mjafton të jesh grua dhe të lësh shenjë. personalisht besoj në forcën individuale të grave, mbështes idenë që kuotat janë një mjet i domosdoshëm për të hapur rrugën për më shumë përfshirje femërore”, tha ajo.
Duke ndarë përvojat me shumë gra të zakonshme që ka takuar gjatë fushatës, Tabaku solli në vëmendje historitë e nënave të fëmijëve me autizëm dhe të grave që punojnë fort çdo ditë për të përballuar jetën.
“Ne duhet të jemi krahu i këtyre grave që luftojnë çdo ditë për dinjitetin e tyre. Kemi një obligim ndaj tyre”, tha Tabaku.
Edhe pse pranon se sfidat e grave në politik nuk janë të lehta ajo jep mesazhe frymëzuese në fjalën e saj.
“Realiteti mund të duket si një mal i pakalueshëm, por forca e grave është ajo që çan rrugën përpara. Gratë nuk dorëzohen, kampionet nuk dorëzohen”, tha Tabaku.
Tv Klan