Tahiri: Kosova është në pikën më të lartë të korrupsionit
Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se Kosova është në pikën më të lartë të korrupsionit. Ai i ka bërë thirrje Kurtit që të ballafaqohet me fakte me kritikat e opozitës për qeverisjen e tij. “Kryeministër ky ballafaqim do të jetë me argumente, sot në presim që të ballafaqohesh me fakte dhe ti
Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se Kosova është në pikën më të lartë të korrupsionit.
Ai i ka bërë thirrje Kurtit që të ballafaqohet me fakte me kritikat e opozitës për qeverisjen e tij.
“Kryeministër ky ballafaqim do të jetë me argumente, sot në presim që të ballafaqohesh me fakte dhe ti demantosh këto që thamë”, ka thënë ai.
Tahiri tha se kabineti qeveritar sot duhet të tregoj se pse janë 2 miliard euro investime kapitale të mos shpenzohen.
“Është qeveria më rekorde e shkeljes së Kushtetutës. 9 raste janë të konfirmuara nga Gjykata Kushtetuese si ligje antikushtetuese që qëllim kanë pasur kapjen e shtetit dhe dëmtim të ekonomisë së lirë. Çështja e tretë lidhte me ambasadorin Martin Berishaj. Kryeministri duhet të ju tregoj se pse Kosova ka sanksione ende. Pse këmba e tij nuk ka shkelur në Pentagon. Kabineti qeveritar sot duhet të tregoj se pse janë 2 miliard euro investime kapitale të mos shpenzohen, e si është e mundur që as një rrugë që ka nisur të mos përfundoj. Ku është Fondi Sovran, ku është Banka Zhvillimore për Bujqit, ku është punësimi përveç ikja në emigrim, ku është lufta për drejtësi dhe korrupsion”, tha ai në seancë.