Tahiri pas vendimit të Qeverisë: UÇK’ja duhet të na bashkojë, pa kalkulime politike e interesa të ngushta

Deputeti Arian Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndryshimet në Ligjin Gjykatën Speciale. Tahiri, ka shkruar se, ‘’ çdo çështje që lidhet me të, duhet të trajtohet me përgjegjësi, sinqeritet dhe korrektësi maksimale’...

tetor 3, 2026 - 00:00
Tahiri pas vendimit të Qeverisë: UÇK’ja duhet të na bashkojë, pa kalkulime politike e interesa të ngushta

Deputeti Arian Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndryshimet në Ligjin Gjykatën Speciale.

Tahiri, ka shkruar se, ‘’ çdo çështje që lidhet me të, duhet të trajtohet me përgjegjësi, sinqeritet dhe korrektësi maksimale’’.

Postimi:

Siç e kam thënë përherë, UÇK-ja duhet të na bashkojë!

Prandaj, çdo çështje që lidhet me të, duhet të trajtohet me përgjegjësi, sinqeritet dhe korrektësi maksimale.

Pa kalkulime politike. Pa interesa të ngushta. Pa përçarje.

Në çështjet që prekin themelet e lirisë sonë, duhet të jemi bashkë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.