Tahiri: Von der Leyen i tregoi Kurtit se është kryeministër ilegal

Edita Tahiri ka reaguar ndaj vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Kosovë, duke e interpretuar si një mesazh politik ndaj qeverisë aktuale. Sipas Tahirit, mënyra se si Von der Leyen zhvilloi takimet në Prishtinë tregon se ajo e trajtoi Albin Kurtin jo si kryeministër, por si deputet, çka sipas saj

tetor 15, 2025 - 21:00
 0
Tahiri: Von der Leyen i tregoi Kurtit se është kryeministër ilegal
Tahiri: Von der Leyen i tregoi Kurtit se është kryeministër ilegal

Tahiri: Von der Leyen i tregoi Kurtit se është kryeministër ilegal

Edita Tahiri ka reaguar ndaj vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Kosovë, duke e interpretuar si një mesazh politik ndaj qeverisë aktuale.

Sipas Tahirit, mënyra se si Von der Leyen zhvilloi takimet në Prishtinë tregon se ajo e trajtoi Albin Kurtin jo si kryeministër, por si deputet, çka sipas saj nënkupton se ai “nuk gëzon më legjitimitet institucional”.

Ajo shtoi gjithashtu se presidentja Vjosa Osmani, përmes deklarimeve të saj gjatë vizitës, pranoi në mënyrë të tërthortë se Kosova ka pësuar dëm për gati një vit për shkak të mungesës së funksionimit normal të institucioneve qeveritare.