Takim pune mes Mendi Qyrës dhe Kaltrina Zekolli Shaqirit në Strugë, fokus në infrastrukturë

Shkup, 4 shkurt – Kryetari i Komunës Mendi Qyra zhvilloi një takim pune me Kaltrina Zekolli Shaqiri, zëvendësministre në Ministrinë e Transportit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Zhurnal.mk.…

shkurt 4, 2026 - 19:00
 0
Takim pune mes Mendi Qyrës dhe Kaltrina Zekolli Shaqirit në Strugë, fokus në infrastrukturë

Shkup, 4 shkurt – Kryetari i Komunës Mendi Qyra zhvilloi një takim pune me Kaltrina Zekolli Shaqiri, zëvendësministre në Ministrinë e Transportit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Zhurnal.mk.

Gjatë takimit u diskutua për projektet aktuale dhe të ardhshme infrastrukturore në territorin e Komunës së Strugës, me ç’rast kryetari Qyra theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme që Ministria e Transportit jep në realizimin e projekteve zhvillimore.

Kryetari nënvizoi se bashkëpunimi dhe partneritetet ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal janë kyçe për realizimin efikas të projekteve dhe për arritjen e rezultateve konkrete në interes të qytetarëve.