Taravari: 13 pacientë në gjendje kritike dërgohen jashtë vendit, 117 persona të hospitalizuar

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka bërë të ditur se numri total i pacientëve që po trajtohen nga zjarri në Koçan është 117, ndërsa 13 pacientë që janë në gjendje The post Taravari: 13 pacientë në gjendje kritike dërgohen jashtë vendit, 117 persona të hospitalizuar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 16, 2025 - 18:00
 0  4
Taravari: 13 pacientë në gjendje kritike dërgohen jashtë vendit, 117 persona të hospitalizuar

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka bërë të ditur se numri total i pacientëve që po trajtohen nga zjarri në Koçan është 117, ndërsa 13 pacientë që janë në gjendje më kritike janë dërguar për trajtim jashtë vendit.

“Falënderoj publikisht shumicën e ministrave të shëndetësisë nga rajoni dhe më gjerë që më kanë kontaktuar personalisht – Shqipëri, Turqi, Kosovë, Serbi, Bullgari, të cilët kanë ofruar ndihmë të parezervë. 20 pacientë ishin kritikë, por ne u përpoqëm që disa nga ata pacientë, përkatësisht 13 pacientë, të dërgoheshin për trajtim jashtë vendit në qendra speciale. Shpresoj se atje do të marrin trajtimin e duhur, ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojë trajtimin në këtë vend. Nuk presim asnjë ndërlikim. Kemi mjaftueshëm ilaçe dhe pajisje. Publiku do të njoftohet për çdo informacion të ri”, tha Taravari. Ai shtoi se ka viktima që nuk janë identifikuar dhe se kjo është punë e policisë.

Taravari shtoi se në klinikat kirurgjikale aktualisht janë 25 pacientë, në Kirurgjinë e qytetit 24, në Spitalin “8 Shtatori” 24, në Shtip 31 dhe në Koçan 13 pacientë.

Në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e 16 marsit në diskotekën ‘Pulse’ në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë vdekur. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 25 vjeç. Flaka Media

The post Taravari: 13 pacientë në gjendje kritike dërgohen jashtë vendit, 117 persona të hospitalizuar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .