Toshkovski: Në diskotekë ka pasur rreth 500 persona
Ministri i Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski njoftoi se në diskotekën “Puls” në Koçan, ka pasur rreth 500 persona. Toshkovski njoftoi se trupat e të gjitha viktimave janë nxjerrë nga The post Toshkovski: Në diskotekë ka pasur rreth 500 persona appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Ministri i Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski njoftoi se në diskotekën “Puls” në Koçan, ka pasur rreth 500 persona.
Toshkovski njoftoi se trupat e të gjitha viktimave janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes dhe se shumica prej viktimave tashmë janë identifikuar.
“Në diskotekë ka pasur diku, sipas informacioneve fillestare që i kemi, rreth 500 persona. Janë shitur diku 250 bileta sipas informacioneve që i kemi marrë. Emrat e të ndjerëve, pas përfundimit të identifikimit, do të dorëzohen te familjet. Është identifikuar numri më i madh i tyre. Të gjitha trupat që kanë qenë në suaza të ngjarjes penalo juridike, janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes”, deklaroi mes tjerash Toshkovski.
The post Toshkovski: Në diskotekë ka pasur rreth 500 persona appeared first on Flaka, në çdo lajm... .