Taravari dje përfundoi në spital: Kam pësuar kolaps të papritur, sot jam mirë pranë familjes
Jam mirë, jam pranë familjes dhe do presim përgjigjet e mjekëve. Doja t’ju thoja se nuk e kisha pritur një kujdes dhe dashamirësi kaq të madhe nga ju. Kështu shkruan ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, pas përkeqësimit të shëndetit dje paradite. Postimi i plotë i ministrit Arben Taravari: Të Respektuar dhe po aq të dashur, […]
Jam mirë, jam pranë familjes dhe do presim përgjigjet e mjekëve. Doja t’ju thoja se nuk e kisha pritur një kujdes dhe dashamirësi kaq të madhe nga ju. Kështu shkruan ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, pas përkeqësimit të shëndetit dje paradite.
Postimi i plotë i ministrit Arben Taravari:
Të Respektuar dhe po aq të dashur,
Dje ka qarkulluar lajmi se unë kam pësuar sulm kardiak.
Duke qenë se me ju kam ndarë gjithnjë të vërtetën, po ju tregoj se çfarë ka ndodhur.
Kam pësuar kolaps të papritur dhe jam dërguar urgjent në spital.
Jam ende nën vëzhgim, sepse kolegët e mi ende nuk kanë arritur në ndonjë përfundim.
Sidoqoftë jam mirë, jam pranë familjes dhe do presim përgjigjet e mjekëve.
Doja t’ju thoja se nuk e kisha pritur një kujdes dhe dashamirësi kaq të madhe nga ju.
Faleminderit nga zemra!
Gjithmonë i Juaji!
Arbeni