Taravari: Me rezultatet e djeshme, a fituan shqiptarët? – Koha do të tregojë!
Kryetari i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arben Taravari, ka reaguar pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke falënderuar qytetarët dhe votuesit e koalicionit për përkrahjen, por The post Taravari: Me rezultatet e djeshme, a fituan shqiptarët? – Koha do të tregojë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryetari i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arben Taravari, ka reaguar pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke falënderuar qytetarët dhe votuesit e koalicionit për përkrahjen, por edhe duke bërë një analizë të ftohtë të rezultateve.
“Të dashur qytetarë, të dashur votues të koalicionit AKI, dje në raundin e dytë të votimeve morëm një përgjigje të qartë nga rezultatet. Faleminderit të gjithëve!”, shkruan Taravari.
Ai ka përgëzuar kandidatët e AKI-së për garën e ndershme dhe dinjitoze, duke uruar edhe kundërshtarët politikë që dolën fitues në komunat e tyre.
“Ne si koalicion kemi më shumë vota popullore, por nuk kemi kryetarë. Qartazi, përzgjedhja e disa kandidatëve duhej të ishte menduar më mirë në disa komuna. Gjithsesi, në Gostivar dhe Vrapçisht qëlluam në shenjë – aty jemi fitues, dhe kjo fitore nuk është thjesht lokale, sepse aty fituam kundër një shteti që na mban peng me census”, thekson ai.
Taravari shton se momentet paszgjedhore janë të mbushura me emocione, por kërkon qartësi dhe reflektim.
“Këto janë çaste gëzimi për fituesit, çaste të vështira për ata që nuk ia dolën, çaste zemërimi për ata që u tradhëtuan, e çaste qesharake për disa Don Kishotë që janë me grupin fitues vetëm sepse tradhëtuan. Por shumica sot është nën emocion – dhe emocioni nuk lejon qartësi.”
Në fund të reagimit, ai ngre një pyetje që, sipas tij, koha do ta përgjigjet shumë shpejt:
“Me rezultatet e djeshme, a fituan shqiptarët?! Edhe për ata që nuk e dinë përgjigjen, koha do ta tregojë, fatkeqësisht shumë shpejt.” Gazeta Flaka
The post Taravari: Me rezultatet e djeshme, a fituan shqiptarët? – Koha do të tregojë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .