Taravari: Sot ka ardhur në Komunë ‘i besuari’ i Qeverisë për të zëvendësuar të besuarin nga populli
Arben Taravari ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për caktimin e një udhëheqësi të përkohshëm në Komunën e Gostivarit. Ai e cilësoi këtë ndërhyrje si tentativë politike për të zëvendësuar The post Taravari: Sot ka ardhur në Komunë ‘i besuari’ i Qeverisë për të zëvendësuar të besuarin nga populli appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Arben Taravari ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për caktimin e një udhëheqësi të përkohshëm në Komunën e Gostivarit. Ai e cilësoi këtë ndërhyrje si tentativë politike për të zëvendësuar vullnetin qytetar.
“Sot ka ardhur në Komunë ‘i besuari’ i Qeverisë për të zëvendësuar të besuarin nga populli,” deklaroi Taravari, duke nënvizuar se kjo lëvizje nuk i frikëson dhe as nuk e ndryshon drejtimin politik të VLEN-it në Gostivar.
Ai shtoi se qyteti do të japë përgjigjen e vet:
“Më 11 janar Gostivari do të flasë prapë e më fuqishëm, sepse për ne ka vetëm një kryetar – dhe ai është Valbon Limani!”
Taravari theksoi se besimi i qytetarëve është i pakontestueshëm dhe se çdo tentativë për emërime të imponuara “bëhet për qëllime të ulëta politike, jo për interes publik”.
Reagimi vjen në prag të zgjedhjeve të përsëritura për kryetar të Komunës së Gostivarit, ku gara pritet të jetë e nxehtë. Gazeta Flaka
The post Taravari: Sot ka ardhur në Komunë ‘i besuari’ i Qeverisë për të zëvendësuar të besuarin nga populli appeared first on Flaka, në çdo lajm... .