Të dënuarit e Speciales, burgun mund ta vuajnë edhe në Belgjikë

Më 12 qershor 2025, Gjykata Speciale dhe Mbretëria e Belgjikës kanë nënshkruar zyrtarisht Marrëveshjen mbi Zbatimin e Dënimeve. Marrëveshjen e nënshkruan Administratorja e DHSK-së, Fidelma Donlon, dhe Zherar Div, shef i Autoritetit Qendror për Bashkëpunim me Gjykatat Penale Ndërkombëtare, në Ministrinë e Drejtësisë së Belgjikës në Bruksel. Sipas kësaj marrëveshjeje, personat e dënuar nga DHomave

qershor 13, 2025 - 17:00
 0  4
Të dënuarit e Speciales, burgun mund ta vuajnë edhe në Belgjikë
Të dënuarit e Speciales, burgun mund ta vuajnë edhe në Belgjikë

Të dënuarit e Speciales, burgun mund ta vuajnë edhe në Belgjikë

Më 12 qershor 2025, Gjykata Speciale dhe Mbretëria e Belgjikës kanë nënshkruar zyrtarisht Marrëveshjen mbi Zbatimin e Dënimeve.

Marrëveshjen e nënshkruan Administratorja e DHSK-së, Fidelma Donlon, dhe Zherar Div, shef i Autoritetit Qendror për Bashkëpunim me Gjykatat Penale Ndërkombëtare, në Ministrinë e Drejtësisë së Belgjikës në Bruksel.

Sipas kësaj marrëveshjeje, personat e dënuar nga DHomave të Specializuara të Kosovës mund ta kryejnë dënimin me burgim në Belgjikë, në varësi të kushteve që cakton DHSK-ja dhe miratimit të Belgjikës.

Pas arritjes së marrëveshjes, kryetarja e Speciales Ekaterina Trendafilova  ka thënë se zbatimi i dënimit është thelbësor për një sistem gjithëpërfshirës dhe efektiv të drejtësisë penale ndërkombëtare. Ajo shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për DHSK-në.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Mbretëria e Belgjikës riafirmon përkushtimin e fuqishëm të saj ndaj drejtësisë penale ndërkombëtare dhe aftësinë e DHSK-së për të kryermandatin e vet”.