Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut deri më 20 shkurt do të mund të aplikojnë për çmimin “Goran Stefanovski”
Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut deri më 20 shkurt do të pranojë aplikime në konkursin për çmimin “Goran Stefanovski, çmim që i jepet autorëve nën 30 vjeç për veprën dramatike, transmeton Portalb.mk. “Me këtë akt nderohet dhe ruhet kujtimi i Goran Stefanovskit dhe roli i tij në zhvillimin e dramaturgjisë dhe teatrit maqedonas”, […]
![Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut deri më 20 shkurt do të mund të aplikojnë për çmimin “Goran Stefanovski”](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/06/449409227_1006477054811303_693620214342617723_n.jpg?fit=1024%2C683&quality=89&ssl=1)
![Shfaqja "Tartufi". Foto: Teatri i Tetovës (profili në Facebook)](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2024/06/449409227_1006477054811303_693620214342617723_n.jpg)
Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut deri më 20 shkurt do të pranojë aplikime në konkursin për çmimin “Goran Stefanovski, çmim që i jepet autorëve nën 30 vjeç për veprën dramatike, transmeton Portalb.mk.
“Me këtë akt nderohet dhe ruhet kujtimi i Goran Stefanovskit dhe roli i tij në zhvillimin e dramaturgjisë dhe teatrit maqedonas”, raportoi Ministria.
Konkursi për tekstet dramatike pritet të stimulojë krijimtarinë dramatike të autorëve të rinj, duke krijuar shfaqje në lidhje me kohën në të cilën jetojmë.
Rezultati i konkursit do të publikohet më 27 prill nga kryetari i komisionit në konferencën për media.