Mbi 500 dënime brenda ditës vetëm në Shkup, Toshkovski paralajmëroi sistem të ri
Policia e Maqedonisë së Veriut ka shqiptuar 549 dënime vetëm në Shkup për parregullsi të ndryshme në komunikacion, transmeton Portalb.mk. “Sipas planit për masa përforcuese në komunikacionin e rajonit të SPB Shkup, punonjësit e policisë gjatë 8 shkurtit realizuan kontrolle të përforcuara, duke dënuar gjithsej 549 shoferë”, raportoi Policia. Raportohet se 187 dënime janë për […]
![Mbi 500 dënime brenda ditës vetëm në Shkup, Toshkovski paralajmëroi sistem të ri](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/12/polici.png?fit=1024%2C683&quality=80&ssl=1)
![Policia rrugore në Shkup. Foto nga Portalb.mk](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2024/12/polici.png)
Policia e Maqedonisë së Veriut ka shqiptuar 549 dënime vetëm në Shkup për parregullsi të ndryshme në komunikacion, transmeton Portalb.mk.
“Sipas planit për masa përforcuese në komunikacionin e rajonit të SPB Shkup, punonjësit e policisë gjatë 8 shkurtit realizuan kontrolle të përforcuara, duke dënuar gjithsej 549 shoferë”, raportoi Policia.
Raportohet se 187 dënime janë për tejkalim shpejtësie, 36 për ngasje të veturës pa patenta e shoferit, ndërsa dënimet tjera janë për arsye tjera, si parkingu i gabuar, përdorimi i celularit, etj.
MIA raportoi qasje të re ndaj shkeljeve në komunikacion përmes SMS-ve dhe kamerave në pikat e zeza, ka paralajmëruar sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në forumin me titull “Thelbi i problemit – ligje të këqija apo zbatim i keq?”. Ai tha se po punohet për implementimin e zgjidhjeve të reja dhe efikase për përmirësimin e kulturës dhe sigurisë në komunikacion, siç është sistemi “Qyteti i sigurt”.
Sipas Toshkovskit, këto zgjidhje do të sigurojnë transparencë, trajtim të drejtë për të gjithë shkelësit dhe rritje të efikasitetit në zbatimin e ligjeve.
Ndryshe, Frosina Kulakova ka ndërruar jetë më 29 janar pasi ishte goditur me veturë në një vendkalim për këmbësor nga 20-vjeçari . Prokuroria kishte sqaruar që paraprakisht është bërë kallëzim edhe për një aksident tjetër të ndodhur më 04.11.2022, pas së cilës një person ka mbetur i lënduar.
Para vendkalimit të këmbësorëve të rregulluar me semaforë që punonin në rregull në momentin e aksidentit, ai ka vazhduar lëvizjen me semafor të kuq të ndezur dhe ka goditur trupin e këmbësores-viktimës Frosina Kulakova me pjesën e përparme të majtë të veturës.
- LEXO: Kur dhe çfarë do të dënohet me kamerat e vëzhgimit në trafikun e Maqedonisë së Veriut?
- LEXO: Në Shkup përsëri u protestua për vdekjen e Frosinës në komunikacion, motra e saj kërkoi përgjegjësi nga gjyqtarja dhe prindi
- LEXO: Shoferi që goditi për vdekje 22 vjeçaren në Shkup ishte në paraburgim deri para gjysmë viti
- LEXO: Një vajzë 22 vjeçare humbi jetën në një aksident trafiku në Shkup, u arrestua shoferi që e goditi