Tender me një ofertues, Ministria e Financave paguan 4 mijë euro në muaj për ekspertin e inxhinierisë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka dhënë kontratë për angazhimin e një eksperti të inxhinierisë softuerike. Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, vlera totale e kontratës arrin në 47 mijë e 400 euro dhe është paraparë të zgjasë 12 muaj. Për një muaj i bie që ai do të marrë 3 mijë 950 euro.

Prill 8, 2026 - 15:30
Tender me një ofertues, Ministria e Financave paguan 4 mijë euro në muaj për ekspertin e inxhinierisë
tender-me-nje-ofertues,-ministria-e-financave-paguan-4-mije-euro-ne-muaj-per-ekspertin-e-inxhinierise

tender-me-nje-ofertues,-ministria-e-financave-paguan-4-mije-euro-ne-muaj-per-ekspertin-e-inxhinierise

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka dhënë kontratë për angazhimin e një eksperti të inxhinierisë softuerike.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, vlera totale e kontratës arrin në 47 mijë e 400 euro dhe është paraparë të zgjasë 12 muaj.

Për një muaj i bie që ai do të marrë 3 mijë 950 euro.

Kontrata është dhënë përmes procedurës së hapur, ndërsa kriter për përzgjedhje ka qenë oferta ekonomikisht më e favorshme.

Në këtë tender është pranuar vetëm një ofertë, e cila njëkohësisht është shpallur fituese. Kontrata i është dhënë Atdhe Muhaxhiri.

Sipas dokumentit, nënshkrimi i kontratës pritet të bëhet më 8 prill 2026, një ditë pas vendimit për dhënien e saj.