“Tërmet!” – Abdixhiku merr përkrahje masive në Batllavë: LDK është shndërruar në shpresë të atyre që kërkojnë ndryshim

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilloi një tubim masiv në Batllavë. Me pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe pritje plot entuziazëm nga qytetarët, Abdixhiku theksoi rikthimin e djathtë të Podujevës dhe e përshkroi këtë moment si një “tërmet”. “Batllavë. Tërmet! Sa herë që jemi në Batllavë, në Gollak e Llap, ka një

Jan 24, 2025 - 01:00
 0  5
“Tërmet!” – Abdixhiku merr përkrahje masive në Batllavë: LDK është shndërruar në shpresë të atyre që kërkojnë ndryshim
“termet!”-–-abdixhiku-merr-perkrahje-masive-ne-batllave:-ldk-eshte-shnderruar-ne-shprese-te-atyre-qe-kerkojne-ndryshim

“termet!”-–-abdixhiku-merr-perkrahje-masive-ne-batllave:-ldk-eshte-shnderruar-ne-shprese-te-atyre-qe-kerkojne-ndryshim

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilloi një tubim masiv në Batllavë.

Me pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe pritje plot entuziazëm nga qytetarët, Abdixhiku theksoi rikthimin e djathtë të Podujevës dhe e përshkroi këtë moment si një “tërmet”.

“Batllavë. Tërmet! Sa herë që jemi në Batllavë, në Gollak e Llap, ka një tubim që të lë pa fjalë! Siç dinë llapjanët vet! Sonte, në Batllavë, në takimin e kësaj nëndege e këtij fshati, gjetëm pritjen e ngrohtë dhe konfirmimin e qartë se Podujeva është kthyer djathtë!” – tha Abdixhiku.

Ai ka thënë se LDK-ja është shndërruar në shpresë për të gjithë ata që kërkojnë ndryshim dhe e premtoi atë pas datës 9 shkurt.

“LDK është shndërruar në shpresë e shtëpi e të gjithë atyre që po kërkojnë ndryshim, prandaj, më 9 shkurt, nën numrin 124, ndryshim do të ketë! Punë të mbarë Ekrem. Kandidatëve, Valonit, Arjetës, Qëndrimit, Fatlumes, Fehmisë e Mustafës, suksese!” – tha kreu i LDK-së.