Tërmet në Serbi, ja magnituda dhe epiqendra
Një tërmet me magnitudë 3 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar gjatë natës në Serbi, në zonën e Novi Pazarit. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat, lëkundjet janë regjistruar rreth orës 02:00 pas mesnate, ndërsa epiqendra ...
Një tërmet me magnitudë 3 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar gjatë natës në Serbi, në zonën e Novi Pazarit.
Sipas informacioneve të publikuara nga mediat, lëkundjet janë regjistruar rreth orës 02:00 pas mesnate, ndërsa epiqendra ndodhej në skaj të qytetit, në një thellësi prej rreth dy kilometrash.
Duke pasur parasysh magnitudën relativisht të ulët, nuk priten dëme materiale nga tërmeti.
Të dhënat për aktivitetin sizmik në Serbi publikohen nga Instituti Republikan Sizmologjik i Serbisë.
The post Tërmet në Serbi, ja magnituda dhe epiqendra appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.