Tërmeti godet rajonin Ohër–Strugë

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se mbrëmë është regjistruar një tërmet në territorin e vendit. Sipas njoftimit, tërmeti është regjistruar në orën 22:06 nga stacionet The post Tërmeti godet rajonin Ohër–Strugë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 30, 2025 - 11:30
 0
Tërmeti godet rajonin Ohër–Strugë

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se mbrëmë është regjistruar një tërmet në territorin e vendit.

Sipas njoftimit, tërmeti është regjistruar në orën 22:06 nga stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë vendin dhe të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup. Epiqendra e tërmetit ka qenë në zonën Peshtani–Ohër–Strugë, rreth 103 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Tërmeti kishte një magnitudë lokale prej ML 2.8 sipas shkallës Rihter. Sipas të dhënave paraprake të observatorit, lëkundjet janë ndjerë në Ohër dhe në zonat përreth me një intensitet prej 4 shkallë sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës.

Nuk raportohet për dëme materiale apo për persona të lënduar. Gazeta Flaka

The post Tërmeti godet rajonin Ohër–Strugë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .