Tetovarit 67-vjeç ia vodhi 3 mijë euro, duke u paraqitur si bullgare

Paraprakisht e kishte “përpunuar” në rrjetet sociale (internet) Tetovari 67- vjeçar banor i rrethit të Tetovës, mbeti pa 3 mijë euro, në momentin kur u mashtrua nëpërmjet rrjeteve sociale, nga një grua e cila ishte prezantuar si shtetase bullgare. Duke menduar se do ta ndihmoj, 67 vjecari shumën e kërkuar të parave ia dërgoi nëpërmjet […]

dhjetor 23, 2025 - 16:00
 0
Tetovarit 67-vjeç ia vodhi 3 mijë euro, duke u paraqitur si bullgare

Paraprakisht e kishte “përpunuar” në rrjetet sociale (internet)
Tetovari 67- vjeçar banor i rrethit të Tetovës, mbeti pa 3 mijë euro, në momentin kur u mashtrua nëpërmjet rrjeteve sociale, nga një grua e cila ishte prezantuar si shtetase bullgare.
Duke menduar se do ta ndihmoj, 67 vjecari shumën e kërkuar të parave ia dërgoi nëpërmjet transferit të shpejtë, kurse më pas, përpjekjet e tija për ta kontaktuar gruan që kërkoi ndihmë, ishin të kota, të pasukesshme
Ky rast u paraqit në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë. Në fakt, burri i moshës 67-vjece, kishte treguar se me gruan në fjalë kishte kontaktuar një kohë të gjatë nëpërmjet internetit. Më 20 dhjetor, ajo i kishte thënë se ka dëshirë të blejë një banesë në Tetovë, kurse në paraqitjen e mëvonshme gjoja e shqetësuar, i kishte thënë se në vendkalimin kufitar ia kishin marrë 10 mijë euro. Pas disa minutash, burrit iu kishte paraqit një person tjetër, i cili ishte prezantuar si komandir në vendkalimin kufitar, i cili i kishte thënë se paratë (10 mijë eurot) do t’i kthëhen gruas nëse e paguan dënimin prej 3 mijë euro.
Duke menduar se po e ndihmon, 67 vjecari ia kishte dërguar paratë nëpërmjet pagesës (transferit) të shpejtë. Pas pagesës, përpjekjet e 67-vjecarit për ta kontaktuar gruan, ishin të pasuksesshme, gjë pas së cilës e kishte kuptuar se e ka mashtruar.
Nderkohë policia po i ndërmerrë të gjitha masat ligjore për ta zbardhur rastin.