Thirrje publike: Media dhe qytetarë, bashkohuni në protestë

Unioni i studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore ka bërë thirrje publike për mbështetje të protestës së paralajmëruar më 6 prill në Shkup. The post Thirrje publike: Media dhe qytetarë, bashkohuni në protestë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 4, 2026 - 14:00
Thirrje publike: Media dhe qytetarë, bashkohuni në protestë

Unioni i studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore ka bërë thirrje publike për mbështetje të protestës së paralajmëruar më 6 prill në Shkup.

Në kumtesën drejtuar mediave, shoqërisë civile dhe aktivistëve, studentët theksojnë se përballen me padrejtësi të vazhdueshme, veçanërisht në aspektin e të drejtës për arsim në gjuhën shqipe.

“Studentët e drejtësisë vazhdojnë të përballen me një padrejtësi të vazhdueshme: pamundësinë për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, një e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj, por e mohuar në praktikë prej vitesh,” thuhet në reagim.

Ata njoftojnë se protesta do të mbahet më 6 prill, duke nisur nga Ura e Gurit në Shkup.

“Përballë kësaj situate, unionet e studentëve kanë thirrur protestë më 6 prill, ora 12:30 në Shkup duke filluar marshutën nga Ura e Gurit,” theksohet në kumtesë.

Studentët kërkojnë mbështetje më të gjerë shoqërore dhe rolin aktiv të mediave në trajtimin e kësaj çështjeje.

“Roli juaj mbetet i pazëvendësueshëm si zë i së vërtetës, si mbrojtës të interesit publik dhe si katalizator i ndryshimit shoqëror,” thuhet më tej.

Në fund, ata bëjnë thirrje për pjesëmarrje dhe angazhim të drejtpërdrejtë në protestë:

“Ju ftojmë që të vazhdoni ta mbështesni këtë kauzë përmes raportimit të drejtë dhe të paanshëm, përmes angazhimit publik dhe duke u bërë pjesë e protestës paqësore.”

Sipas tyre, vetëm përmes reagimit dhe presionit publik kjo çështje mund të marrë zgjidhjen që meriton. Gazeta Flaka

The post Thirrje publike: Media dhe qytetarë, bashkohuni në protestë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .