“Ti po lypshe me të myt”: Aktakuzë ndaj një personi për kanosje në Shtërpcë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit R.F., nga komuna e Shtërpcës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Kanosja”. Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 15 tetor 2025, rreth

tetor 17, 2025 - 11:00
 0
“Ti po lypshe me të myt”: Aktakuzë ndaj një personi për kanosje në Shtërpcë
“Ti po lypshe me të myt”: Aktakuzë ndaj një personi për kanosje në Shtërpcë

“Ti po lypshe me të myt”: Aktakuzë ndaj një personi për kanosje në Shtërpcë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit R.F., nga komuna e Shtërpcës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Kanosja”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 15 tetor 2025, rreth orës 17:20, në fshatin Biti e Epërme, komuna e Shtërpcës, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të frikësimit e shkaktimit të ankthit, e ka kanosur seriozisht me fjalë të dëmtuarin I.S., duke i thënë: “Ti po lypshe me të myt, o të mys apo don me dit”, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Prokurorisë, rasti kishte ndodhur pas një mosmarrëveshjeje rreth rrugës pranë shtëpisë së të dëmtuarit, ku i pandehuri, derisa po lëvizte me automjetin e tij, kishte hyrë brenda pronës së të dëmtuarit, kishte filluar të bërtiste dhe e kishte kanosur. Si pasojë e këtyre fjalëve dhe veprimeve, tek i dëmtuari është shkaktuar frikë dhe pasiguri, duke përbërë kështu veprën penale “Kanosja”, nga neni 181, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Njëkohësisht, prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri të shpallet fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet dhe të dënohet sipas ligjit. /Klankosova.tv