Topalli thirrje qytetarëve: Mos nënvlerësoni zërin tuaj!
Drejtuesja politike e diasporës, Jozefina Topalli iu bëri thirrje pasditen e sotme qytetarëve që të votojnë në orët e fundit të mbetura. Përmes një deklarate për shtyp, ajo bëri thirrje që të mos e nënvlerësojnë zërin e tyre, pasi ata sot kanë mundësinë që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe se […]

Drejtuesja politike e diasporës, Jozefina Topalli iu bëri thirrje pasditen e sotme qytetarëve që të votojnë në orët e fundit të mbetura.
Përmes një deklarate për shtyp, ajo bëri thirrje që të mos e nënvlerësojnë zërin e tyre, pasi ata sot kanë mundësinë që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe se kjo mbi të gjitha është edhe përgjegjësi.
“Kanë mbetur edhe 2-3 orë dhe fjala kyçe në të tilla raste është votoni, votoni, votoni. Mos nënvlerësoni zërin tuaj, ju keni edhe një fuqi më të madhe nga sa mendoni. Dyert e votimeve janë të vetmet dyer që hapen një herë në katër vite. Atë ditë, siç është sot, keni mundësi dhe mund të ktheheni në promovues të një kthese të madhe historike. Hyni te ajo derë. Votoni sepse vota nuk është vetëm e drejtë, por edhe përgjegjësi”, tha Topalli.
Topalli falenderoi po ashtu edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit që votuan, por edhe me mijëra të tjerë, që sipas saj kanë ardhur sot për të shprehur vullnetin e tyre.