Gonzato në Prokurorinë e Fierit: Kishim informacione për përfshirjen e bandave
Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato vizizitoi pasditen e sotme Prokurorinë e Fier. Pas vizitës, ai dha një deklaratë për mediat, Gonzato u shpreh se ndodhet në këtë qytet pasi kishte informacion për prezencë të bandave kriminale. Ai theksoi se procesi zgjedhor po monitorohet në mënyrë intensive dhe se çdo incident do pasqyrohet në analizën përfundimtare. […]

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato vizizitoi pasditen e sotme Prokurorinë e Fier. Pas vizitës, ai dha një deklaratë për mediat, Gonzato u shpreh se ndodhet në këtë qytet pasi kishte informacion për prezencë të bandave kriminale.
Ai theksoi se procesi zgjedhor po monitorohet në mënyrë intensive dhe se çdo incident do pasqyrohet në analizën përfundimtare.
Pjesë nga deklarata e Silvio Gonzatos:
Kemi një mesazh për zgjedhësit, dita sotme është e rëndësishme. Shqiptarët të dalin dhe të votojnë. Sot nuk po bëj vëzhgim zgjedhor, po shkoj në qendra të ndryshime votimi se si po ecën votimi.
Misioni i OSBE/ODHIR po bëjnë vëzhgim të thellë të zgjedhjeve, çdo lloj raportimi do të analizohet. Do të jetë ky raport që do orientojë analizën që do ti bëjmë ne Shqipërisë. Erdha në Fier për tu takuar me Prokurorinë e Fierit dhe SPAK për të parë punën që po bëjnë kjo për arsye sepse doja të shikoja në mënyrë të veçantë se si po ecën zbatimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK por edhe KQZ. Isha i impresionuar nga bashkëpunimi i mirë, këto institucione po bëjnë më të mirën.
Pse zgjodhët pikërisht Fierin?
Nuk doja të mbeteshim në Tiranë. Isha edhe në Durrës sepse ka pasur informacione sa u përket bandave kriminale, ka pasur edhe informacione edhe për në Fier, vendosa që të vija edhe në Fier. Janë autoritetet që do hetojnë, ne po shikojmë situatën.