Trazirat në Maqedoninë e Veriut, momenti kur i vihet flaka flamurit shqiptar dhe shkelet me makinë
Festat kombëtare shqiptare janë shoqëruar me trazira në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Simbolet kombëtare maqedonase dhe ato shqiptare janë djegur nga persona ende të paidentifikuar. Tetë persona janë arrestuar lidhur me djegien e flamurit maqedonas, raportojnë mediat. Incidenti ndodhi në lagjen Bit Pazar të komunës së Çairit në Shkup, gjatë kremtimeve me rastin e […] The post Trazirat në Maqedoninë e Veriut, momenti kur i vihet flaka flamurit shqiptar dhe shkelet me makinë appeared first on InfoShqip.com.
Festat kombëtare shqiptare janë shoqëruar me trazira në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Simbolet kombëtare maqedonase dhe ato shqiptare janë djegur nga persona ende të paidentifikuar.
Tetë persona janë arrestuar lidhur me djegien e flamurit maqedonas, raportojnë mediat.
Incidenti ndodhi në lagjen Bit Pazar të komunës së Çairit në Shkup, gjatë kremtimeve me rastin e 112 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, që shqiptarët e kremtojnë edhe si festën e Flamurit Kombëtar.
Ministria e Brendshme tha se në mesin e të arrestuarve është një i mitur ndërsa të tjerët janë nga 18 deri 21 vjeç. Katër prej tyre dyshohen për veprën “nxitje e urrejtjes ndëretnike, racore dhe fetare, dhe grindje e mosdurim”, e dënueshme deri në një vit heqje lirie.
Pamjet e transmetuara në rrjetet sociale të incidentit nxitën reagime të ashpra të partive politike në vend.
VMRO-DPMNE në pushtet bëri thirrje për vënien e autorëve para drejtësisë, ndërsa vlerësoi se, siç thuhet, ngjarja ka prapavijë politikë dhe kishte për qëllim nxitjen e ndarjeve dhe tensioneve etnike.
Lidhja Social Demokrate në opozitë, akuzoi pushtetin dhe Ministrin e Rendit, Pançe Toshkovski për “mungesën e veprimeve për parandalim, kontroll dhe të ndërhyrjes së shpejtë për pengimin e incidenteve”, ndërsa kërkon dorëheqjen e ministrit.
Edhe koalicioni VLEN i partive shqiptare, që është pjesë e qeverisë, e dënon incidentin ndërsa akuzoi Bashkimin Demokratik për Integrim se në këtë mënyrë po përpiqet “ta destabilizojë vendin”.
Ndërkohë partitë shqiptare të opozitës, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, duke e dënuar incidentin, njoftuan për një incident të djegies së flamuri shqiptar dhe shprehën shqetësim për, siç thanë, “qasjen selektive dhe të njëanshme të policisë”, e cila ka marrë masa vetëm ndaj qytetarëve shqiptarë të përfshirë në incidente.
BDI thotë se ishte policia ajo që nxiti incidentin duke bllokuar rrugët dhe ndaluar pjesëmarrjen e shqiptarëve në festën e mbrëmshme në sheshin Skënderbe të Shkupit.
The post Trazirat në Maqedoninë e Veriut, momenti kur i vihet flaka flamurit shqiptar dhe shkelet me makinë appeared first on InfoShqip.com.