Tre të akuzuarit për rastin “Banjska” sot para gjykatës

Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të akuzuarit në rastin “Banjska” do të dalin sot para gjykatës. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, tha për Klankosova.tv se seanca do të zhvillohet nga ora 09:30. “Ju njoftojmë se seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., do të mbahet

Jan 16, 2026 - 11:30
 0
Tre të akuzuarit për rastin “Banjska” sot para gjykatës
Tre të akuzuarit për rastin “Banjska” sot para gjykatës

Tre të akuzuarit për rastin “Banjska” sot para gjykatës

Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të akuzuarit në rastin “Banjska” do të dalin sot para gjykatës.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, tha për Klankosova.tv se seanca do të zhvillohet nga ora 09:30.

“Ju njoftojmë se seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., do të mbahet sipas planifikimit, me datë 16.01.2026, në ora 09:30”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Ndërkohë, Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.