“Trepça” pezullon nga puna punonjësin, dyshohet se ndali qëllimshëm ventilimin në minierë

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se e ka larguar përkohësisht nga puna një të punësuar në Njësinë Biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”. Vendimi është marrë të martën nga Kryeshefi Ekzekutiv, Faton Ahmeti. Arsye për këtë vendim thuhet të jetë dyshimi se i punësuari me inicialet M.LL. ka kryer veprime të kundërligjshme, konkretisht dyshohet se

Prill 14, 2026 - 23:30
“Trepça” pezullon nga puna punonjësin, dyshohet se ndali qëllimshëm ventilimin në minierë
“trepca”-pezullon-nga-puna-punonjesin,-dyshohet-se-ndali-qellimshem-ventilimin-ne-miniere

“trepca”-pezullon-nga-puna-punonjesin,-dyshohet-se-ndali-qellimshem-ventilimin-ne-miniere

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se e ka larguar përkohësisht nga puna një të punësuar në Njësinë Biznesore “Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë”.

Vendimi është marrë të martën nga Kryeshefi Ekzekutiv, Faton Ahmeti.

Arsye për këtë vendim thuhet të jetë dyshimi se i punësuari me inicialet M.LL. ka kryer veprime të kundërligjshme, konkretisht dyshohet se e ka ndërprerë energjinë elektrike për ventilim në minierë.

“Konkretisht, i njëjti dyshohet se ka ndërprerë energjinë elektrike të ventilatorit që shërben për ventilimin në minierë, duke e bërë atë jofunksional në mënyrë të qëllimshme”, tha ndërmarrja në njoftim.

Me këto veprime, “Trepça” thotë se i njëjti dyshohet se ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, në kuptim të nenit 10, paragrafi 1, nënparagrafët 1.5, 1.8 dhe 1.24 të Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të ndërmarrjes.