Trump do të flasë në OKB-së, pas njohjes së Palestinës nga Franca
Presidenti amerikan Donald Trump do të marrë fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën, pasi Franca njohu zyrtarisht shtetin palestinez. Në një fjalim në OKB, Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se “koha për paqe ka ardhur” dhe se “asgjë nuk justifikon luftën e vazhdueshme në Gaza”. Ai u bëri thirrje të


Presidenti amerikan Donald Trump do të marrë fjalën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën, pasi Franca njohu zyrtarisht shtetin palestinez.
Në një fjalim në OKB, Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se “koha për paqe ka ardhur” dhe se “asgjë nuk justifikon luftën e vazhdueshme në Gaza”. Ai u bëri thirrje të ndalet lufta dhe të lirohen pengjet izraelite që mbahen nga Hamas.
Në samitin njëditor që u mbajt të hënën nga Franca dhe Arabia Saudite për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez, Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Italia nuk morën pjesë.
Pas Francës, edhe Belgjika, Luksemburgu, Malta, Andorra dhe San Marino janë duke planifikuar të njohin shtetin palestinez, ndërsa Britania e Madhe, Kanadaja, Australia dhe Portugalia e bënë këtë javën e kaluar.
Njohja e Palestinës vjen në një moment kur kriza humanitare në Gaza është thelluar dhe ndërtimet e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor vazhdojnë të jenë një pikë kritike, raporton BBC.
Sipas autoriteteve palestineze në Gaza, mbi 65,000 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit. Ushtritë izraelite po zhvillojnë një ofensivë tokësore për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, ku jetonin një milion njerëz dhe ku muajin e kaluar u konstatua një uria masive.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e përshkroi situatën në Gaza si “moralisht, ligjërisht dhe politikisht të papranueshme” dhe theksoi se zgjidhja me dy shtete është “rruga e vetme e besueshme” për paqe.
