Trump i kthen nderin Xi Jinping-t, e fton me bashkëshorten në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se i ka dërguar një ftesë zyrtare presidentit kinez Xi Jinping dhe bashkëshortes së tij, Peng Liyuan, për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë. Sipas tij, vizita është planifikuar të zhvillohet më 24...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se i ka dërguar një ftesë zyrtare presidentit kinez Xi Jinping dhe bashkëshortes së tij, Peng Liyuan, për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas tij, vizita është planifikuar të zhvillohet më 24 shtator dhe synon forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“E presim me padurim këtë takim. Do të doja gjithashtu të ngrija një dolli për lidhjet e qëndrueshme dhe të pasura midis popullit amerikan dhe atij kinez,” tha Trump.
Deklarata vjen në një moment kur Uashingtoni dhe Pekini po kërkojnë të stabilizojnë marrëdhëniet e tyre pas tensioneve të viteve të fundit, duke sinjalizuar një ton më bashkëpunues mes dy fuqive të mëdha.
Burimi i lajmit: opinion.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.