Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

I dërguari kryesor i Rusisë, Kirill Dmitriev, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për bisedime zyrtare për shkak të sanksioneve të fundit nga presidenti Donald Trump. Sipas CNN, ai pritet të takohet me zyrtarë të lartë të SHBA-së, për të vazhduar diskutimet rreth marrëdhënieve mes dy vendeve. Kjo vizitë vjen pas rritjes së tensioneve midis […]

tetor 24, 2025 - 20:00
 0
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

I dërguari kryesor i Rusisë, Kirill Dmitriev, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për bisedime zyrtare për shkak të sanksioneve të fundit nga presidenti Donald Trump.

Sipas CNN, ai pritet të takohet me zyrtarë të lartë të SHBA-së, për të vazhduar diskutimet rreth marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kjo vizitë vjen pas rritjes së tensioneve midis dy vendeve, ndërsa Uashingtoni shprehu zhgënjimin për refuzimin e Kremlinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Dmitriev, i njohur për mbështetjen e tij ndaj bashkëpunimit ekonomik midis Rusisë dhe SHBA-së, ka propozuar më herët ndërtimin e një tuneli “Trump–Putin” që do të lidhte Alaskën me Lindjen e Largët Ruse.

Administrata Trump njoftoi të mërkurën vendosjen e sanksioneve ndaj dy kompanive më të mëdha të naftës ruse, teksa i ka bërë sërish thirrje Moskës të pranojë një armëpushim të menjëhershëm në konfliktin me Ukrainën.

Presidenti rus Vladimir Putin reagoi duke thënë se sanksionet do të kenë pak ndikim në ekonominë e vendit të tij, duke i cilësuar ato si një përpjekje për të ushtruar presion politik ndaj vendit të tij.

“Asnjë vend që respekton veten nuk bën kurrë asgjë nën presion”, deklaroi Putin të enjten.