Trump: Mund të marrim naftën e Iranit, por bota nuk është e “duruar”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë kapacitetin për të sekuestruar naftën e Iranit, por nga ana tjetër shprehu dyshime nëse opinioni publik amerikan do të mbështeste një veprim të tillë. Gjatë një aktiviteti në Shtëpia e Bardhë, Trump tha se një operacion i tillë do të ishte “i lehtë” për […]

Prill 2, 2026 - 15:00
Trump: Mund të marrim naftën e Iranit, por bota nuk është e “duruar”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë kapacitetin për të sekuestruar naftën e Iranit, por nga ana tjetër shprehu dyshime nëse opinioni publik amerikan do të mbështeste një veprim të tillë.

Gjatë një aktiviteti në Shtëpia e Bardhë, Trump tha se një operacion i tillë do të ishte “i lehtë” për SHBA-të, por theksoi se mungesa e durimit nga ana e qytetarëve mund të ndikojë në vendimmarrje.

“Në mund t’ua marrim naftën. Por, e dini, nuk jam i sigurt nëse njerëzit në vendin tonë kanë durimin për ta bërë këtë… ata duan ta shohin të marrë fund,” u shpreh ai.

Komentet e presidentit vijnë në një moment tensionesh të larta lidhur me konfliktin në rajon dhe sugjerojnë rritjen e presionit politik të brendshëm për t’i dhënë fund luftës.