Trump: Negociatat me Iranin mund të rinisin të premten
Më pak se 24 orë pasi njoftoi zgjatjen pa afat të armëpushimit me Iranin, Presidenti amerikan jep një afat të ri se kur mund të zhvillohet raundi i dytë i negociatave që pritej të zhvillohej këtë të mërkurë. Bisedimet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, mund të zhvillohen që të premten, thotë New York Post, i cili ka shkëmbyer […]
Më pak se 24 orë pasi njoftoi zgjatjen pa afat të armëpushimit me Iranin, Presidenti amerikan jep një afat të ri se kur mund të zhvillohet raundi i dytë i negociatave që pritej të zhvillohej këtë të mërkurë. Bisedimet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, mund të zhvillohen që të premten, thotë New York Post, i cili ka shkëmbyer disa mesazhe me presidentin Donald Trump.
Burime pakistaneze i kanë zbuluar gazetës se përpjekjet për ndërmjetësim me Teheranin kanë rritur mundësinë që një raund i ri bisedimesh të zhvillohet brenda “36-72 orëve” të ardhshme. “Është e mundur!”, është përgjigjur Trump me mesazh ndaj kërkesës për koment nga New York Post.