Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet së shpejti

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka postuar përsëri në Truth Social ndërsa po zhvillohen bisedime të nivelit të lartë midis delegacioneve amerikane dhe iraniane në Islamabad. Ai përsërit pohimin e tij se SHBA-të kanë shkatërruar ushtrinë e Iranit, “duke përfshirë të gjithë Marinën dhe Forcën Ajrore të tyre, dhe gjithçka tjetër”. Ai pohon se “ngushtica

Prill 11, 2026 - 20:30
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet së shpejti
trump:-ngushtica-e-hormuzit-do-te-hapet-se-shpejti

trump:-ngushtica-e-hormuzit-do-te-hapet-se-shpejti

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka postuar përsëri në Truth Social ndërsa po zhvillohen bisedime të nivelit të lartë midis delegacioneve amerikane dhe iraniane në Islamabad.

Ai përsërit pohimin e tij se SHBA-të kanë shkatërruar ushtrinë e Iranit, “duke përfshirë të gjithë Marinën dhe Forcën Ajrore të tyre, dhe gjithçka tjetër”.

Ai pohon se “ngushtica e Hormuzit do të hapet së shpejti” dhe përsërit atë që tha në postimet e mëparshme se anije cisternash bosh me naftë janë në rrugën e tyre drejt SHBA-së për t’u “ngarkuar”.

Sipas armëpushimit të kushtëzuar dyjavor me Iranin, Trump tha se kishte rënë dakord të “pezullonte bombardimet” nëse Teherani pranon të rihapë ngushticën.

Teherani në fakt e kishte bllokuar rrugën ujore pasi SHBA-të dhe Izraeli nisën sulmet ajrore në vend më 28 shkurt.

Është një nga kanalet më të ngarkuara të transportit të naftës në botë, nëpër të cilin zakonisht kalojnë rreth 20% e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG) në botë.