Trump: SHBA do të ndihmojnë në rritjen e trafikut në Ngushticën e Hormuzit! Do të ketë shumë para

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e cilësoi si një “ditë të madhe për paqen botërore” marrëveshjen për armëpushim dyjavor mes SHBA-së dhe Iran, duke theksuar se kjo mund të shënojë fillimin e një faze të re stabiliteti në rajon. Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se SHBA do të ndihmojë në rritjen […] The post Trump: SHBA do të ndihmojnë në rritjen e trafikut në Ngushticën e Hormuzit! Do të ketë shumë para appeared first on InfoShqip.com.

Prill 8, 2026 - 10:30
Trump: SHBA do të ndihmojnë në rritjen e trafikut në Ngushticën e Hormuzit! Do të ketë shumë para

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e cilësoi si një “ditë të madhe për paqen botërore” marrëveshjen për armëpushim dyjavor mes SHBA-së dhe Iran, duke theksuar se kjo mund të shënojë fillimin e një faze të re stabiliteti në rajon.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se SHBA do të ndihmojë në rritjen e trafikut në Ngushtica e Hormuzit, duke e konsideruar këtë si një hap të rëndësishëm për ekonominë dhe sigurinë globale.

“Një ditë e madhe për paqen botërore! Irani dëshiron që kjo të ndodhë… Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë në rritjen e trafikut në Ngushticën e Hormuzit. Do të ketë shumë veprime pozitive dhe shumë para”, shkroi ai, duke shtuar se Teherani mund të nisë procesin e rindërtimit.

Trump u shpreh optimist se marrëveshja do të funksionojë, duke theksuar se SHBA do të monitorojë nga afër zhvillimet për të siguruar zbatimin e saj. Ai madje e cilësoi këtë moment si potencialisht “Epoka e Artë e Lindjes së Mesme”.

The post Trump: SHBA do të ndihmojnë në rritjen e trafikut në Ngushticën e Hormuzit! Do të ketë shumë para appeared first on InfoShqip.com.