Trumpi është i imi
Shkruan Kimete Berisha Trumpi është i imi (Edhe i imi) … Presidenti Trump i ka shkruar letër lamtumirëse Vjosa Osmanit – lumja ajo, e lumja. Por lamtumira në këtë letër është një gabim gramatikoro-shpirtëror. Sepse kjo lloj lamtumire nuk paralajmëron fundin, por fillimin e bashkëpunimit mes tyre… diku në vitet që do të vijnë. Kjo […]
Shkruan Kimete Berisha
Trumpi është i imi
(Edhe i imi)
…
Presidenti Trump i ka shkruar letër lamtumirëse Vjosa Osmanit –
lumja ajo, e lumja.
Por lamtumira në këtë letër
është një gabim
gramatikoro-shpirtëror.
Sepse kjo lloj lamtumire
nuk paralajmëron fundin,
por fillimin e bashkëpunimit mes tyre…
diku në vitet që do të vijnë.
Kjo vuajtje shqiptaro-amerikane është shumë origjinale,
sepse ka rrjedhur jashtë fjalorit.
Sidomos ky rënkim i Trumpit:
“Mezi pres të takohemi…”
Pse nuk takohet tani,
pasi mezi s’pret?
Psikologët nuk e preferojnë
ta shtyesh takimin
deri në vitet që do të vijnë.
Se deri atëherë,
mallëngjimi diplomatik
ose rritet,
ose zvogëlohet.
S’varet.
…
Letra s’ka mundur të jetë më e bukur.
Por Vjosa Osmanin
e ka entuziazmuar mjaftueshëm
sa për ta informuar popullin
për ngjarjen e madhe lamtumirëse.
Publikimi i letrës nuk quhet spiunim i lamtumirës.
As lëmoshë emocionale.
Kur ta kuptoj se si quhet – ju njoftoj.
Dhe, në këtë letër,
fshihet hapur edhe një mesazh motivues:
se fundi nuk është fund,
por fillim.
…
Për shkak se
Presidenti Trump
e ka parashikuar të ardhmen e tij,
dhe të Vjosa Osmanit…
në vitet që do të vijnë….
Por, për lexuesit e nënteksteve,
mbetet enigmatike:
A i ka shkruar Trumpi Presidentes,
apo Vjosa Osmanit?
Në të dyja rastet,
lamtumirat s’janë të mirëseardhura.
…
Por kjo lamtumirë e shekujve
ka edhe efekt qetësues,
sepse ua avit mendtë
të gjithë atyre
që kanë menduar se:
pa Vjosën
s’ka Amerikë;
s’ka Ballkan;
s’ka paqe;
Bondsteel mbyllet
e bëhet parking privat…
Kjo letër e dhimbshme, përkundrazi,
na jep shpresë.
Që Amerika do të mbijetojë.
Make America Great Again.
Si atëherë
kur Vjosa ishte Presidente.
…
P.S.
Një varg i një kënge shqip thotë:
“Dikur luaja me ndjenjën e saj.”
Trumpi ka mundur
të luajë
me të gjitha ndjenjat…
Por ti mos bëzaj.
Sepse vetëm shqiptari
e quan kështu
një goditje me sakicë shpirtërore.
…
AUTOKRITIKË
Pse s’po më del emri
te hajdari i metaforave…
Pse.