Turqia gati të ndërmjetësojë mes Iranit dhe SHBA: Diplomacia e vetmja zgjidhje
Turqia është e gatshme të luajë një rol ndërmjetësues mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, për të ulur tensionet në rajon. Kështu tha të premten presidenti turk Recep Tayip Erdogan pas një bisede telefonike me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian Sipas njoftimit të bërë nga zyra për shtyp e presidentit, dy liderët diskutuan për rritjen […]
Turqia është e gatshme të luajë një rol ndërmjetësues mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, për të ulur tensionet në rajon. Kështu tha të premten presidenti turk Recep Tayip Erdogan pas një bisede telefonike me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian
Sipas njoftimit të bërë nga zyra për shtyp e presidentit, dy liderët diskutuan për rritjen e tensioneve ushtarake në rajon dhe theksuan rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për ruajtjen e stabilitetit.
Erdogan ritheksoi se Turqia është e gatshme të shërbejë si urë lidhëse mes Teheranit dhe Uashingtonit, duke vënë theksin te diplomacia si rruga e vetme për zgjidhje.
Nga ana e tij, Pezeshkian tha se Irani ndjek një politikë të bazuar në dialog dhe respekt të ndërsjellë, brenda kornizës së së drejtës ndërkombëtare, duke refuzuar kërcënimet dhe përdorimin e forcës.
Ai shtoi se çdo proces diplomatik ka nevojë për besim të ndërsjellë dhe për ndaljen e veprimeve kërcënuese dhe nxitëse të luftës në rajon.
Deklaratat vijnë pasi president Donald Trump tha disa ditë më parë se një flotë e madhe ushtarake amerikane po lëviz drejt Iranit, duke paralajmëruar se “koha po mbaron” për një marrëveshje mes Teheranit dhe SHBA-së.